Federata e Futbollit do të organizojë të premten hedhjen e shortit për kalendarin e edicionit të ri të “Kategorisë së Parë 2026–2027”.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se shorti për kampionatin e Kategorisë së Parë do të hidhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke nisur nga ora 11:00.
Eventi do të transmetohet live në kanalin zyrtar të FSHF-së në YouTube dhe në FSHF TV.
Kampionati i Kategorisë së Parë do të nisë më datë 5 shtator 2026 dhe është planifikuar të përfundojë në muajin maj 2027.
Në këtë edicion do të marrin pjesë këto skuadra: KF Bylis, FC Flamurtari, KF Pogradeci, KF Iliria, KF Besa, KF Kastrioti, KF Burreli, KF Korabi, KF Kukësi, KF Besëlidhja, KF Oriku, KF Sopoti.