Kategoria e Parë/ Java e 11-të luhet e ndarë në tre ditë, duele të forta dhe përballje interesante

Java e 11-të e Kategorisë së Parë do të luhet e ndarë në tre ditë, duke nisur të premten me duelin Burreli – Pogradeci, që do të zhvillohet në orën 14:00.

Katër takimet e tjera të kësaj jave do të luhen të shtunën, po në orën 14:00.

Pas dy fitoreve radhazi, Kastrioti, që po kalon një moment shumë të mirë në kampionat, do të përballet me AF Luftëtarin.

Korabi pret Kukësin në shtëpi, ndërsa Lushnja do të luajë ndaj Ilirisë.

Në stadiumin “Luzi i Vogël” do të zhvillohet ndeshja Besa – Laçi.

Java e 11-të do të mbyllet të dielën me përballjen Apolonia – Skënderbeu, që do të luhet në stadiumin “Loni Papuçiu”, në orën 14:00.

Java 11

Burreli – Pogradeci 07.11.2025 14:00

Besa – Laçi 08.11.2025 14:00

Kastrioti – AF Luftëtari 08.11.2025 14:00

KOrabi – Kukësi 08.11.2025 14:00

Lushnja – Iliria 08.11.2025 14:00

Apolonia – Skënderbeu 09.11.2025 14:00