Kategoria e Parë nis sezonin e ri, gjashtë përballje emocionuese në javën e parë

Sezoni i ri i Kategorisë së Parë ngre siparin këtë fundjavë, me gjashtë përballje që premtojnë emocione, rivalitet dhe spektakël në fushën e lojës.

Java e parë do të startojë të shtunën, më 5 shtator, me tri ndeshje që do të luhen në orën 16:00. Iliria – Pogradeci, Kukësi – Besëlidhja dhe Bylis – Sopoti do të jenë sfidat që do të hapin zyrtarisht sezonin e ri të kampionatit.

Të dielën, më 6 shtator, do të zhvillohen edhe tri përballjet e tjera të javës së parë. Në orën 16:00 do të zbresin në fushë Korabi – Oriku, Besa – Flamurtari dhe Burreli – Kastrioti, duke kompletuar programin e javës së parë

Një sezon i ri nis me objektiva të mëdha për të gjitha skuadrat, në një kampionat ku çdo javë sjell përballje të forta dhe garë të hapur për pikët.

Java 1

Iliria – Pogradeci, 05.09.2026, 16:00

Kukësi – Besëlidhja , 05.09.2026, 16:00

Bylis – Sopoti, 05.09.2026, 16:00

Korabi – Oriku, 06.09.2026, 16:00

Besa – Flamurtari, 06.09.2026, 16:00

Burreli – Kastrioti, 06.09.2026, 16:00