Kategoria e Parë/ Publikohet kalendari për dy javët e fundit të kampionatit

Komisioni i Ligave dhe Garave ka publikuar kalendarin e ndeshjeve për dy javët e fundit të kampionatit të rregullt të Kategorisë së Parë.

Java e 32-të do të luhet të dielën, më 13 prill, në orën 15:00, ndërsa java e fundit (java e 33-të) do të zhvillohet të dielën e 20 prillit, po në orën 15:00.

Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në “Abissnet Superiore”. Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajnë ndeshje play-off për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të “Abissnet Superiore”.

JAVA 32

Flamurtari – Erzeni, 13.04.2025 15:00

Besa – Vora, 13.04.2025 15:00

Burreli – Valbona, 13.04.2025 15:00

Pogradeci – Kukësi, 13.04.2025 15:00

Kastrioti – Apolonia, 13.04.2025 15:00

Lushnja – Korabi, 13.04.2025 15:00

JAVA 33

Apolonia – Lushnja, 20.04.2025 15:00

Erzeni – Kastrioti, 20.04.2025 15:00

Vora – Flamurtari, 20.04.2025 15:00

Kukësi – Burreli, 20.04.2025 15:00

Korabi – Pogradeci, 20.04.2025 15:00

Valbona – Besa, 20.04.2025 15:00