Java e gjashtë e Kategorisë së Parë ka dhuruar emocione dhe rezultate interesante, me katër ndeshjet e zhvilluara paralelisht që sollën gola dhe surpriza. Vëmendja kryesore ishte te Pogradeci, skuadra që synon të vazhdojë rrugëtimin drejt objektivit për ngjitjen në elitë.
Pogradeci nuk arriti të marrë fitoren përballë Sopotit, me dy ekipet që ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2. Liqenorët kaluan të parët në avantazh me Kambaton në minutën e 10-të, por Troksi barazoi në të 40-ën. Në pjesën e dytë, Lika përmbysi shifrat në minutën e 51-të, ndërsa Preknicaj riktheu baraspeshën në të 62-ën.
Një nisje fantastike për Mirel Josën te Besëlidhja, që mposhti Kastriotin me rezultatin e thellë 4-1. Alidema, Hila dhe Delaj, me dy gola, vulosën suksesin e skuadrës lezhjane.
Ndërkohë, Bylisi u ndal në një barazim pa gola në transfertën ndaj Korabit, duke mos arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Edhe përballja mes Ilirisë dhe Burrelit u vendos nga një gol i vetëm. Diarrassouba shënoi në minutën e 15-të, duke i dhënë Ilirisë fitoren 1-0.
Kështu, java e gjashtë dhuroi rezultate të rëndësishme në garën e Kategorisë së Parë.
Iliria 1-0 Burreli (Diarrassouba 15′)
Korabi 0-0 Bylis
Besëlidhja 4-1 Kastrioti (Alidema 26′, Hila 50′, Delaj 52′, 59’/ Beshiraj 18′)
Pogradeci 2-2 Sopoti (Kambato 10’, Preknicaj 62’/ Troksi 40′, Lika 51′)