Kategoria e Parë, rezultatet/ Kukësi rrezikon seriozisht Kategorinë e Dytë, Pogradeci kërkon të prish planet e Superiores

Në Kategorinë e Parë janë zhvilluar disa takime në ditën e sotme. Laci ka arritur të fitojë kundër Lushnjes në shifrat 2-1. Me këtë fitore, kurbinasit mbajnë vendin e dytë, dy pikë më pak se Skënderbeu kryesues, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

Dy ekipet që jemi mësuar t’i shohim në Superiore, këtë herë do të kenë rivalitetin e fortë të Pogradecit. Pogradeci ka mundur Apoloninë 1-0 dhe vjen në vendin e tretë me dy pikë më pak sesa Laci. Ndërkohë Iliria e Fushë Krujës ka barazuar 2-2 me Burrelin duke lënë vendin për Pogradecin. Ajo që bie në sy është padyshim një tjetër humbje e Kukësit me Kastriotin, me verilindorët që mbajnë vendin e fundit në Kategorinë e Parë me vetëm 5 pikë, dukshëm në rrezikun e madh të dërgimit në Kategorinë e Dytë. /Sport Ekspres/

Luftëtari-Besa 1-2 (Lala 34’/ Chinëendu 30′, Spahiu 38′)
Iliria-Burreli 2-2 (Jakubu 74′, Veriu 92’/ Fetaj 23′, Rrapi 79′)
Kukësi-Kastrioti 0-1 (Idris 2′)
Laçi-Lushnja 2-1 (Myrta 2′, Cena 88’/ Ribaudo 10′)
Pogradeci-Apolonia 1-0 (Kasmollari 17′)