PSG-ja ka fituar me shifrat 4-2 kundër Mançester Sitit mbrëmjen e djeshme, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifkimit në Ligën e Kampionëve. Presidenti i klubit francez i ka thurur lavde Luis Enrikes pas ndeshjes. Al Kelaifi ka deklaruar se Enrike është trajneri më i mirë në botë dhe se skuadra e tij tregoi identitet dhe ADN kundër Sitit.
“Kemi trajnerin më të mirë në botë. Ai është kritikuar, por edhe nëse do ta kishte humbur këtë ndeshje, për mua ai mbetet trajneri më i mirë në botë. Luajtëm me identitet kundër Mançester Sitit. Treguam që skuadra jonë ka ADN”, ka deklaruar Naser Al Kelaifi./Sport Ekspres/