“Kjo është më mirë se të shkosh në krevat me një femër”! Legjenda e Gjermanisë shpërthen pas golit të Gjasulës

Shqipëria dhuroi emocione të jashtëzakonshme në përballjen kundër Kroacisë të përfunduar me rezultatin 2-2. Në minutën e fundit të takimit, ishte Klaus Gjasula që vendosi një ndeshje spektakolare që dhuroi një festival golash dhe që mbi të gjitha, ishte dramatike nga minuta e parë tek e fundit.

Pasi topi përfundoi në rrjetë, nuk u emocionuan vetëm tifozët e Shqipërisë, por edhe legjenda gjermane, Steffen Freund. Ky i fundit është tanimë në rolin e komentatorit, ndërsa karrierën e tij e ka kaluar te Dortmundi me të cilin u shpall dy herë kampion i Gjermanisë dhe njëherë fitues i Champions League. Gjithashtu ka luajtur për Kombëtaren e Gjermanisë dhe fitoi titullin europian në vitin 1996.

Menjëherë pasi Gjasula arriti të shënoi golin e barazimit, komenti i ardhur nga ana e Freund ishte epik. “Cfarë kthese, shikojeni Silvinjon, kjo është e çmendur, përfundimisht është një ndjesi më e mirë se të shkosh në krevat me një femër”, tha legjenda gjermane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/