Egnatia dhe Dinamo kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer për futbollin shqiptar. Egnatia ka eleminuar Shamrock duke fituar thellë 5-1, për të siguruar kështu grupet e Conference League dhe mbi të gjitha do të ketë mundësinë për të luajtur një shans në Play Off të Europa League. Nga ana tjetër Dinamo fitoi thellë 4-0 ndaj Auda dhe do të luajë në Play Off të Conference League. Në lidhje me këtë arritje ka reaguar dhe Armand Duka me një postim në rrjetet sociale:
“Një natë e madhe për futbollin shqiptar!
Dy përmbysje spektakolare dhe dy kualifikime historike në play-off-et europiane!
Urime Dinamo City për fitoren 4-0 ndaj Audas dhe kalimin në play-off të UEFA Conference League, si dhe Egnatias për triumfin 5-1 ndaj Shamrock Rovers dhe kualifikimin në play-off të UEFA Europa League.
Egnatia ka siguruar tashmë fazën e grupeve të Conference League, duke shkruar një tjetër faqe të artë për klubin dhe futbollin shqiptar!
Tani, të gjithë sytë te sfidat e fundit! Suksese Dinamos dhe Egnatias në aventurën europiane”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/