Klubi i Serisë A kërkon Asllanin, Interi ka plane të tjera për lojtarin shqiptar

Kaljari kërkon të përforcojë repartin e mesfushës këtë verë. Klubi nga Sardenja ka piketuar Kristjan Asllanin. Karakteristikat e tij pëlqehen nga drejtuesit e Kaljarit, por afrimi i tij në skuadër është një mision i vështirë.

Sipas “TuttoCagliari. net”, Interi ka bërë plane të tjera për mesfushorin shqiptar. Drejtuesit e klubit zikaltër janë të hapur për shitjen e Asllanit dhe nuk pranojnë huazimin në një tjetër ekip. Ndërkohë Interi gjithashtu kërkon 10 milionë euro për tënë të lirë Kristjan Asllanin. Por kjo shifër duket e lartë për Kaljarin, që synon vetëm huazimin e tij./Sport Ekspres/