Trajneri i Kombëtares shqiptare U-15, Bledar Borova, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi, të programuara për t’u zhvilluar më 1 dhe 3 shtator.
Në listën e teknikut kuqezi janë përfshirë 21 futbollistë. Kuqezinjtë e rinj do ta zhvillojnë takimin e parë më 1 shtator në Mal të Zi, në orën 17:00, ndërsa sfida e dytë do të luhet më 3 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në orën 11:00.
Këto dy përballje do t’i shërbejnë stafit teknik për të parë nga afër gjendjen dhe potencialin e futbollistëve, duke vijuar punën për formimin dhe zhvillimin e grupit të Kombëtares U-15.
Më poshtë lista e plotë me 21 lojtarët e grumbulluar:
Portierë:
Genis Mlloja, Cen Amulli, Jamarb Dudushi
Mbrojtës:
Ergi Syziu, Uvejs Kadriu, Alesio Paloka, Artion Biba, Enis Rrepaj, Sejdi Duraj, Gabriel Haka
Mesfushorë:
Deon Fehimi, Leon Ramaj, Brajan Hykollari, Gerald Qirjazi, Roger Mecja
Sulmues:
Patrik Shurdhaqi, Raian Guri, Ersan Senko, Rouen Dani, Savio Disha, Rei Muca