Kristian Shpendi nuk resht së shënuari, tund rrjetën për herë të 9

Kristian Shpendi po gëzon një formë të jashtëzakonshme me Çezenën. Sulmuesi shqiptar nuk resht së shënuari edhe në Serinë B. Lojtari 21-vjeçar ka tundur sot rrjetën për herë të 9 në këtë sezon.

Bardhezinjtë kanë barazuar me shifrat 1-1 me Rexhianën. Goli i Çezenës mban autorësinë e Kristian Shpendit, i cili udhëheq listën e golashënuesëve në Serinë B./Sport Ekspres/