Kristjan Asllani është pranë kalimit në Premier League, por Interi vendos një kusht për shqiptarin

Kristjan Asllani është pranë kalimit në Premier League. Mesfushori shqiptar nuk vlerësohet aspak nga zikaltërit që këtë herë shkuan larg me lojtarin e Kombëtares tonë, teksa vendosën që ta lënë atë edhe jashtë miqësoreve përgatitore për sezonin e ri. Një sinjal i qartë ky për Asllanin që duhet të largohet sa më shpejt pasi nuk do të ketë asnjë vend në ekip. Ndërkohë sipas mediave në Itali një interesim i fundit ka ardhur për mesfushorin e Shqipërisë.

Hull City, që do të jetë pjesë e Premier League në këtë sezon kërkon shërbimet e lojtarit shqiptar. Anglezët kërkuan një huazim me të drejtë blerje nëse Asllani përmbush pritshmëritë, por Interi nuk kërkon të zgjas më shumë telenovelën. Zikaltërit e lëshojnë Asllanin vetëm në rast se janë të sigurt për largimin e tij. Pra italianët kërkojnë që Hull të jetë e detyruar për ta blerë Asllanin në fundin e sezonit. /Sport Ekspres/