Kristjan Shpendi po kalon një formë të jashtëzakonshme në Serinë C. Sulmuesi shqiptar nuk ndalet së shënuari këtë sezon. Sot, 20-vjeçari ka shënuar golin e tij të 16 në kampionat. Shpendi tundi rrjetën në minutën e 15 të takimit kundër Sestri Levantes.
Këta të fundit barazuan në minutën e 44-t me Forten, por Kargbo (68’) dhe Donaruma (89’) i dërguan shifrat përfundimtare në 1-3 në favor të Çezenës. Bardhezinjtë udhëhequn grupin B të Serisë C me 68 pikë të grumbulluara, 12 pikë më tepër se ndjekësi më i afërt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/