Ndeshja e Euroligës mes Panathinaikosit dhe Partizanit të Beogradit solli shumë surpriza të pakëndshme. Veçanërisht për miqtë, që prisnin një ambient më të ngrohtë në Athinë, por nuk iu rezultoi kështu.
Gjatë ndeshjes është hapur një pankartë fyese nga vendasit ku shkruhej: “Ne ju q…. juve, kroatët ju q…. juve”. E gjitha kjo i ka befasuar serbët, ndërsa Kurir shkruan: “Mesazhi i turpshëm i “vëllezërve” tanë”. Përtej vëllazërisë së serbëve dhe grekëve, gjithçka merr kuptim pasi tifozët e Panathinaikos kanë një marrëdhënie fantastike me tifozët e Dinamos së Zagrebit. /Sport Ekspres/