“Krosi zgjodhi zëvendësuesin e përsosur”, Ançeloti tregon pasardhësin e gjermanit te Reali: Fat që e kemi, është i pazëvendësueshëm

Largimi i Toni Krosit nga bota e futbollit la një boshllëk të madh në mesfushën e Realit të Madridit. Por Ançeloti ka deklaruar në konferencë për shtyp pas fitores kundër Real Vajadolidit se gjermani e ka zgjedhur pasardhësin e tij të përsosur. Trajneri italian i ka thurur elozhe Valverdes, që sipas tij do të jetë zëvendësuesi ideal i Toni Krosit.

“Është një lojtar i pazëvendësueshëm për cilësitë e tij, për forcën e tij, për inteligjencën e tij. Është fat që e kemi. Besoj se Krosi kur la klubin zgjodhi zëvendësuesin e tij të përsosur, jo për nga cilësitë, por për nga mentaliteti, për ta zëvendësuar”, ka deklaruar ndër të tjera Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/