Sasuolo luan nesër përballjen kundër Torinos, të vlefshme për javën e 23-të të Serisë A. Alesio Dionisi është paraqitur përpara mediave në konferencë për shtyp, gjatë së cilës është pyetur edhe për Marash Kumbullën. Trajneri i Sasuolos ka bërë të qartë se mbrojtësi i shqiptar i pëlqen për shkak të cilësive të rëndësishme që ai ka. Megjithatë, ende nuk ka vendosur nëse do ta thërrasë për sfidën e nesërme, pasi Kumbulla vijon të rekuperohet nga dëmtimi.
“Ai (Kumbulla) është një djalë që më pëlqen, ka cilësi të rëndësishme për Serinë A. Këtë javë ai filloi të stërvitet me ekipin dhe pak mënjanë. Mbërriti i fundit, pa minuta në këmbë për shumë muaj dhe ne duhet të përshpejtojmë udhëtimin. Bazuar në stërvitjen e sotme do të vlerësoj nëse do ta thërras apo jo”, ka thënë Alessio Dionisi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/