“Kur erdha unë ishim mbrojtja më e dobët me 17 gola”, Mehmeti: Nuk mund të më kërkohet mua loja e bukur tani

“Kur erdha unë ishim mbrojtja më e dobët me 17 gola”, Mehmeti: Nuk mund të më kërkohet mua loja e bukur tani

Sfida e sotme mes Dinamos dhe Erzenit ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0 në favvor të dinamovitëve. “Nëndetëses blu” i ka mjaftuar vetëm një gol për të marrë tre pikët në këtë përballje. Goli që vendosi fatin e takimit u shënua në minutën e 74-t dhe si autor ka Rustem Hoxhën. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Mehmeti (Dinamo): “Erzeni, sidomos në pjesën e parë, arriti të na merrte terrenin e lojës. Edhe për meritën e cilësive që ka. E respektojmë. Ka element shumë të mirë, që na vunë ën vështirësi, sidomos në pjesën e parë. Ne kemi elementë të mirë, por kemi një skuadër që është formuar vetëm në momentet e fundit. Mendoj që jemi duke bërë maksimumin.

Më tepër jam munduar që skuadrës t’i ndryshoj mentalitetin. I kam dhënë shumë më tepër skuadrës qetësinë psikologjike. Më tepër të kalojmë këtë situatë, sepse ka qenë një situatë e vështirë. Jam munduar të jem cinik dhe racional. Jam shumë i kënaqur me pikët e marra deri tani. Por kam shumë punë për të bërë sa i përket mënyrës se si do ta interprentojmë lojën. Kemi qenë mbrojtja më e dobët me 17 gola. Jam munduar të ndryshoj aspektin difensiv. Nëse nuk arrin ta rregullosh këtë aspekt, nuk mund të shkon te fitorja. Nuk mund të më kërkohet mua loja e bukur tani, sepse edhe mua më duhet kohë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/