“Kur i pashë duke luajtur, e kisha gjithçka të qartë”! Rodri flet për titullin: Arsenali nuk donte të fitonte

Manchester City fitoi mbrëmë titullin e katërt radhazi në Premier League angleze dhe u bë skuadra e parë që e bën këtë. Skuadra e Pep Guardiolës vazhdoi të dominojë dhe deri në fund Arsenali “luftoi” me ta, por skuadra londineze mbeti sërish duarbosh.

Diferencën mes Cityt dhe Arsenalit e ka përshkruar më së miri mesfushori spanjoll Rodri, për të cilin gjithçka ishte e qartë kur Topçinjtë vizituan Etihadin.

“Kur Arsenali erdhi në Etihad, dhe kur pashë se si po luanin, ishte e qartë për mua. Ndjeva se këta djem nuk duan të fitojnë. Ata thjesht duan të barazojnë, ne nuk e kemi atë mentalitet”, tha Rodri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/