Manchester United hyri në vitin 2025 me katër humbje radhazi. Fitorja e madhe në derbin e qytetit kundër Manchester Cityt ishte në fakt thjesht një mirazh për suksesin e menjëhershëm të Ruben Amorim.
Vetë Amorim pranoi se do të ishte më i lumtur nëse do të kishte marrë përsipër Djajtë e Kuq gjatë afatit kalimtar të verës për të pasur kohë për të sjellë përforcime dhe për të formuar skuadrën gjatë para sezonit. Javët e fundit ishin jashtëzakonisht të dhimbshme për trajnerin e ri, sepse ai kuptoi se lojtarët që kishte në dispzocion nuk janë në nivelin që pritej prej tyre. Të enjten, Mirror publikoi se si mund të duket Manchester United nëse realizohen katër transferimet e ëndrrave për Amorim.
Kështu, Alphonso Davies përmendet për pozitën e mbrojtësit të majtë pasi kontrata e tij me Bayernin skadon në fund të sezonit, por konkurrenca do të jetë e ashpër pasi edhe Real Madridi e dëshiron kanadezin. Në ndeshjen e fundit, Neëcastle United mposhti Djajtë e Kuq në Old Trafford dhe Amorimit i bëri përshtypje mënyra se si luajti Bruno Guimaraes. Eddie Hoëe pranoi se ka ikur koha kur klubet nuk i shesin lojtarët e tyre më të mirë, ndaj largimi i brazilianit është shumë i mundshëm. Djajtë e Kuq do të kenë nevojë për 100 milionë euro për këtë transferim.
Më tej, Mirror thekson se United duhet të shkojë për Dani Olmon pasi Barcelona nuk e regjistroi spanjollin dhe mesfushori është praktikisht një lojtar i lirë. Dëshira për sulm është Viktor Gyokeres, një sulmues i madh që Amorim e ka stërvitur në Sporting dhe e njeh shumë mirë. Do të duhej të ndaheshin 100 milionë euro duke aktivizuar klauzolën e blerjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/