Mirlind Daku është transferuar te Spartaku i Moskës, ekipi me histori dhe trofe në Rusi. Një hap përpara për sulmuesin shqiptar që ka mbyllur bashkëpunimin me Rubin Kazan. Tifozët e Spartakut kanë qenë kundër sulmuesit tonë për shkak të frymës së tij patriotike të treguar me Kombëtaren e Shqipërisë. Megjithatë një media në Rusi, “Sport Express”, i ka dalë në mbrojtje Mirlind Dakut duke bërë një shkrim të veçantë për të.
“Mirlindi është një fëmijë rruge, një lojtar rruge, Spartakut të Moskës i duhej. Në moshën 9 vjeçare pa vrasjen e një të afërmi dhe u përfshi në një turmë të keqe ku alkoli, droga dhe burgu ishin temat e përditshmërisë.
I hyri futbollit, pa shumë prentendime. Nuk luajti fare për Osijekun, u huazua te Mura dhe aty shënoi 20 gola. Pastaj trajneri i Rubin Kazan, Rakimov, shkoi për ta ndjekur nga afër dhe kur u kthye dy ditë më vonë në Rusi, ishte në humor të mirë. Me buzëqeshjen që nuk i ikte nga fytyra, Rakimov tha se kishte gjetur një sulmues që nëse e hidhnin edhe në një kafaz me kafshë, ai do të mbijetonte pasi do të bëhej një prej tyre. Ky është Mirlind Daku!
Në një Spartak Moskë që njeh shumë lojtar kualitativ, Mirlind Daku është njeriu i munguar, “horri” i ekipit, lojtari i rrugës, futbolli i shkollës së vjetër. Nuk e njeh stimulimin, të shkëlyen fanellën, bërtet, madje mund edhe ta pështyjë kundërshtarin. Por të jep një shkëndijë të fortë emocionale, të bën të përjetosh fanellën, ky është Mirlind Daku, lojtari i rrugës. Sot firmosi në ekipin e ri, Spartaku i Moskës ka marrë një njeri ndryshe për botën e futbollit…”, shkruan media ruse. /Sport Ekspres/