Lacio nuk ka mëshirë për Elsi Hysajn, e nxjerr nga lista e Serisë A

Momenti më i vështirë në karrierën e Elseid Hysajt, mbrojtësi shkodran po përjeton një turpërim te Lacio. Këta të fundit po kërkonin që ta shisnin shqiptarin, por nuk ia dolën sa i përket kampionateve kryesore në Europë.

Megjithatë merkato mbetet e hapur ende për disa shtete të tjera dhe Lacio po kërkon të shtyjë Hysajn drejt largimit me të gjitha mënyrat, për të shpëtuar rrogën e tij të lartë. Sipas raportimeve që vijnë nga Italia, Elsi Hysaj është hequr nga lista e Lacios në Serinë A. /Sport Ekspres/