LAJM I FUNDIT/ Lojtarët e Shqipërisë priten si heronjë në Rinas pas fitores me Serbinë, ja festa e madhe (VIDEO)

Shqipëria shkruan historinë. Kuqezinjtë bëhet Zot në atë që ishte edhe stadiumi më fatsjellës i Serbisë. Rei Manaj shënoi një gol spektakolar në sekondat e fundit të pjesës së parë, duke shtangur vendasit. Dhe sigurisht, nuk mund të mungonte festa me shqiponjë.

Ndërkohë menjëherë pas mbarimit të ndeshjes, festa e madhe ka shpërthyer në Tiranë, por edhe te vetë lojtarët e Shqipërisë që kanë nisur të këndojnë për Adem Jasharin. Shumë tifozë kanë qëndruar deri në 3 të natës duke pritur Shqipërinë që të zbres në Rinas, teksa fishekzjarret kanë shpërthyer dhe tifozët kanë përshendetur lojtarët pas fitores me Serbinë. /Sport Ekspres/