Largohet trajneri që rilindi Ernest Muçin, sulmuesi shqiptar e falenderon publikisht

Fatih Teqeja nuk do të jetë më trajneri i Trabzonsporit. Trajneri turk ka ndërprerë bashkëpunimin e tij me klubin ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi Trabzonspor përmes një komunikate zyrtare, në të cilan theksojnë se vendimi ishte me mirëkuptim nga të dyja palët.

Ernest Muçi e ka falenderuar publikisht ish-trajnerin e tij. Përmes një “story” në “Instagram”, sulmuesi shqiptar ka shkruajtur: “Faleminderit dhe gjithë të mirat”. Vlen për t’u përmendur se Fatih Teqeja ishte personi që këmbënguli për transferimin e Muçit te Trabzonspori dhe e që e rilindi edhe një herë sulmuesin e Kombëtares kuqezi./Sport Ekspres/