Larguan Brojën dhe i besuan vendin e titullarit, lojtari i Chelsea-t humb rastin me portën bosh

Marc Guiu shihet si një nga lojtarët më premtues te Chelsea. Klubi londinez vendosi të largonte dy sulmues si Broja dhe Lukaku, por i besoi 18-vjeçarit si pjesë projektit të Maresca-s. Ky i fundit vendosi ta hidhte në fushë nga minuta e parë në përballjen e sotme kundër Servette-s në ndeshjen e vlefshme për fazën “play off” të Conference League-s.

Por lojtari i Chelsea-t e nuk mundi ta shfrytëzonte në mënyrën më të mirë të mundshme këtë mundësi. Guiu është kthyer në qendër të vëmendjes për rastin e humbur në minutën e 51-të. Futbollisti 18-vjeçar i rrëmbeu një top portierit kundërshtar dhe doli i vetëm me portën e zbrazët. Megjithëse në pamje të parë goli dukej si një lojë fëmijësh, Guiu bëri  më të vështirën e mundshme. Lojtari i Chelsea-t e dërgoi topin atje kur portieri pati mundësinë ta priste. Madje las devijimit të topit Marc Guiu provoi edhe dy herë të tjera të shënonte, por gjuajtjet e tij u ndalën në trupin e kundërshtarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/