Lecce është e magjepsur pas Arbër Hoxhës! Dinamo Zagreb refuzon 1.5 milionë euro, italianët bëjnë gati ofertën tjetër

Lecce duket e magjepsur pas Arbër Hoxhës. Sulmuesi shqiptar po kalon një moment të vështirë te Dinamo Zagrebi, teksa nuk e ka nisur asnjë ndeshje si titullar në Champions League. Por pas ardhjes së Cannavaro-s në Kroaci, situata mund të ndryshojë.

Gjithmonë nëse Arbër Hoxha do të jetë sërish pjesë e Dinamos, pasi në Itali është një ekip në Serinë A që po bën gjithçka për të marrë lojtarin e Kombëtares në ekip. Bëhet fjalë për Lecce-n, që ka bërë ofertën e 1.5 milionë eurove. Megjithatë Dinamo e Zagrebit e ka refuzuar këtë ofertë të ardhur nga Italia. Por sipas mediave italiane, te Lecce ka një dëshirë të madhe për të marrë Arbër Hoxhën dhe një tjetër ofertë do të mbërrijë së shpejti për lojtarin me potencial të madh. /Sport Ekspres/