Legjenda turke po përgatit talentin shqiptar! Debutoi në futbollin profesionist, hyn në historinë e klubit

Legjenda turke po përgatit talentin shqiptar! Debutoi në futbollin profesionist, hyn në historinë e klubit

Elton Fikaj është talenti i ri kuqezi që po rritet në kampionatin grek. Mbrojtësi i majtë ka bërë debutimin e tij në futbollin profesionist. 18-vjeçari ka fituar shumë shpejt besimin e Fatih Terimit. Legjenda e futbollit turk u afrua vetëm pak kohë më parë në krye të pankinës së Panathinajkosit dhe menjëherë ka shquar cilësitë e Fikajt.

Pasi e grumbulloi me ekipin e parë, Terimi e aktivizoi në fushë në minutë ne fundit të kohës së rregullt lojtarin shkodran në ndeshjen e fundit kundër Panetolikosit. Fikaj bëhet kështu lojtari i 16 më i ri në historinë e klubit që debuton me ekipin e parë. Fatih Terimi po përgatit talentin shqiptar, që ka mundësinë të mësojë nga një ikonë e futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/