Legjendat 5×5 fiton Kupën e Kategorisë së Parë në futbollin amator për zonën e Tiranës

Ekipi Legjendat 5×5 ka fituar Kupën e Kategorisë së Parë në futbollin amator për zonën e Tiranës, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në finalen e zhvilluar kundër Pasticeri Nela.

Në një ndeshje të bukur dhe me gola, ekipi Legjendat 5×5 dominuan dhe arritën të mposhtin Pasticerin Nela me rezultatin e thellë 7-2, duke merituar Kupën e Kategorisë së Parë.

Skuadra Legjendat 5×5 nuk e vendosi aspak në diskutim fitoren dhe dominuan takimin në të dy pjesët.

Në përfundim të ndeshjes finale, u organizua edhe ceremonia tradicionale për dorëzimin e trofeut. Përfaqësues të Departamentit Amator në FSHF i dorëzuan ekipit fitues kupën dhe medaljet.

Finalja e Kupës Kategoria e Parë:

Pasticeri Nela – Legjendat 5×5 2-7