Liga e Kampionëve dhuroi spektakël për tifozët, Ançeloti sheh anën tjetër të medaljes: Ishin ndeshje me shumë gabime

Liga e Kampionëve ka hyrë në një fazë tejet emocionuese. Ndeshjet e fundit vunë përballë njëri-tjetrit disa prej klubeve më të mëdha të Europës, të cilét nuk i kursyen golag dhe spektaklin në fushën e lojës. Por Karlo Ançeloti sheh anën tjetër të medaljes. Trajneri italian ka dhënë një intervistë për “Il Giornale”, ku ka thënë se golat e shumtë nënkuptojnë gabime të tepërta në lojë, kryesisht prej portierëve dhe mbrojtësve.

“Kam parë ndeshje me shumë gola. Atletiko e Madridit kundër Barcelonës dhe Bajerni kundër Real Madridit ofruan momente emocionuese për tifozët. Por shumë gola nënkuptojnë gjithashtu shumë gabime, nga portierët dhe mbrojtësit. E ashtuquajtura lojë me presion të lartë, një kundër një, sjell rreziqe të vazhdueshme, dhe kështu rezultati ndryshon nga një moment në tjetrin. Edhe përgatitja nga mbrojtja duhet të jetë e përsosur, përndryshe paguan menjëherë çmimin për shpërqendrimet më të vogla”, ka thënë Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/