Liverpuli ka arritur që të fitojë ndaj Real Madridit në shifrat 1-0. Ajo që u vu re në këtë takim ishin rastet e pafundme të krijuara nga anglezët, teksa Courtouis ka bërë 8 pritje vendimtare, mes të cilave 3 prej tyre, mund t’i bënte vetëm ky portier.
Por pavarësisht këtij hendeku të krijuar në fushë, trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, e sheh ndeshjen në një tjetër këndvështrim. “Ne kemi humbur ndeshjen sepse kemi bërë shumë faulla afër zonës. Kishte superioritet Liverpuli ndaj nesh? Jo, nuk ishte kështu. Ne humbëm në detaje të vogla.
Në pjesën e fundit, nuk fituam duelet një kundër një. Ishte një ndeshje e mbyllur, në pjesën e dytë Liverpuli kishte më shumë goditje standarte dhe ishte shumë mirë në atë aspekt dhe aty fituan kundër nesh, por ndeshja ishte e mbyllur, ishim në të njëjtin nivel”, tha Xabi Alonso duke shkaktuar shumë polemika te tifozët e Realit. /Sport Ekspres/