Loja mbaron kur fiton Gjermania, “pancerat” përmbysin ndeshjen në sekondat e fundit

Loja mbaron kur fiton Gjermania… Një rregull i pashkruar që u vërtetua edhe një herë mbrëmjen e sotme. Gjermanët nuk kanë hequr dorë deri në sekondat e fundit, kur edhe shënuan golin e fitores. Bregu i Fildishtë i befasoi jo pak “pancerat”, teksa në minutën e 30 gjeti rrugën e rrjetës me anë të Kesisë.

Gjermanët provuan të barazonin, por hasën vështirësi. Goli për ta u shënua vetëm në minutën e 68, kur Undavi e dërgoi topin në rrjetë. Loja u duk se do të shkonte drejt barazimit, por në sekondat e fundit Undavi shënoi përsëri dhe përmbysi shifrat në 2-1. Me këtë fitore Gjermania ka siguruar kualifikimin në fazën me eleminim të drejtpërdrejtë./Sport Ekspres/