Lojtarët e Shqipërisë do të zbresin në fushë në Itali për herë të parë në vitin 2024. Në ditën e sotme do të luhen dy ndeshjet e vlefshme për Kupën e Italisë. Në orën 18:00 do të ketë një derbi shqiptarsh mes Atalantësh dhe Sasuolos.
Nga njëra anë është Berat Gjimshiti, ndërsa nga ana tjetër pritet të luajë nga minuta e parë edhe Nedim Bajrami. Ky i fundit nuk po gjen hapësirat e duhura te Sasuolo për të marrë vendin e titullarit dhe Kupa është një mundësi ideale për të treguar aftësitë e tij. Nga krahu tjetër, Roma do të përballet me Cremonesen. Në këtë ndeshje pritet që Marash Kumbulla të kthehet në stol për herë të parë që pas atij dëmtimi të gjatë. /Sport Ekspres/