Reali i Madridit ka marrë një fitore mbresëlënëse mbrëmjen e sotme. “Los Blancos” kanë përmbysur Borusian e Dortmundit me shifrat 5-2. Ndeshja shfaqi dy tablo. Pjesa e parë foli për verdhezinjtë, ndërsa në të dytën Reali shënoi plot 5 gola. Karlo Ançeloti ka thënë në konferencë për shtyp se ekipi i tij ka zhvilluar sot 45-minutëshin më të mirë të sezonit.
“Lojtarët ishin shumë të turpshëm në pjesën e parë. Mund të luajmë me më tepër energji dhe me më tepër rrezik. Duhet të bëjmë më tepër presion. Në pjesën e dytë lajtëm me më tepër energji dhe morëm më tepër rreziqe përsipër dhe ishte pjesa jonë më e mirë e sezonit”, ka thënë Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/