Luan me Hajdukun, por nuk hedhin poshtë origjinën! Adrion Pajaziti para ndeshjes me Dinamon: Ne shqiptarët jemi patriotë dhe krenar

Një ndeshje shumë e veçantë është kjo e sotmja për Adrion Pajazitin. Ylli i ri i Shqipërisë duhet t’i shkaktojë pak dëm vendit të tij pasi është pjesë e Hajduk Split dhe kroatët do të përballen në turin e tretë të Conference League kundër Dinamos.

Dinamo është një prej ekipeve që ka më shumë pritshmëri për të shkuar larg nga Shqipëria, e vetmja bashkë me Egnatian, ndërsa Pajaziti është një prej lojtarëve më të rëndësishëm te Hajduk.

Pas fitores 2-1 të Hajduk në ndeshjen e parë, gjithcka do të zgjidhet sot në ndeshjen e kthimit. Pajaziti ka dalë në konferencën për shtyp me trajnerin Garcia, atje ku nuk i hodhi poshtë shqiptarët e tij për hir të klubit. “Unë do luaj në shtëpi, familja ime do të jetë aty. Kam luajtur mirë në ndeshjet e fundit, por janë edhe disa gjëra që duhet t’i përmirësojë. Do të luajmë në një stadium të madh, tifozët janë të mrekullueshëm. Ne shqiptarët jemi shumë patriotë, jam krenar që luaj në Air Albania me Shqipërinë”, tha Pajaziti. /Sport Ekspres/