Indrit Tuci është një prej atyre elementeve me potencial që do të kërkojë kalimin në Europianin e Gjermanisë. Në merkaton e janarit bëri kalimin e madh duke lënë Lokomotivën e Zagrebit, për të mbërritur te Sparta e Pragës, atje ku gjeti edhe lojtarin tjetër shqiptar, Qazim Laçin. Tuci ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë” ku tregoi më shumë për objektivat e tij dhe njëkohësisht për aspiratat rreth Kombëtares. (Videon e plot të intervistës së Indrit Tucit në Koha Shtesë e gjeni më poshtë)
“Jam ndierë shumë mirë, këtu janë shumë profesionist. Më duken sikur jam ende në Kroaci dhe kam ndërruar vetëm ekip, jo shtet. Të gjithë më thonë se nëse luftoj si Qazim Laci, do të më shkojë mbarë rruga.
Këtu tifozët e duan shumë Qazimin. Skuatët e Spartës erdhën për të parë disa ndeshje në Kroaci, për të më vëzhguar mua. E telefonova Qazimin dhe më tha fjalët më të mira për Spartën, se kishte kushtet si në ekipet më të mira të Europës.
Më ndihmoi për firmën time këtu. Lokomotiva dhe Sparta nuk kanë krahasim, Sparta është mes klubeve më të mëdha të Europës. Stërvitjet janë shumë herë më të vështira këtu, kanë më shumë intesivitet. Trajneri më ka thënë se mund të luaj si numër “9” apo “10”, tha Tuci. /Sport Ekspres/