Luis Enrike hedh tutje modestinë: Nuk ka asnjë skuadër tjetër më të mirë se ne

PSG-ja dhe Bajerni i Mynihut do të përballen sot në një sfidë që i ngjan një finaleje të parakohshme për nga pesha dhe cilësia e të dyja skuadrave. Luis Enrike ka thënë në konferencë për shtyp se nuk sheh asnjë ekip më të mirë se sa PSG-ja. Trajneri spanjoll ka lënë mënjanë modestinë dhe ka treguar dhëmbët në prag të sfidës së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bajernit të Mynihut.

“Nuk ka asnjë skuadër tjetër që është më e mirë se ne. E thashë këtë që kur humbëm top 8-shen. Këto janë dy ekipet më të mira në Europë. Edhe Arsenali gjithashtu pati një sezon të shkëlqyer. Në aspektin e vazhdueshmërisë, Bajerni është pak përpara nesh, sepse ata kanë humbur vetëm 2 ndeshje”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/