Peter Schmeichel-i e konsideron Granit Xhakën si njeriun e duhur për Manchester United-it. Ish-lojtari i njohur mendon se mesfushori shqiptar është pikërisht copëza që i mungon “djajve të kuq”. Schmeichel-i ka thënë në “The good, the bad and the football” se United-it i nevojitet një lider në ekip. Granit Xhaka ka cilësitë e duhura për të udhëhequr një skuadër dhe mund të japë një kontribut të çmuar edhe për 2 sezonet e ardhshme.
“Mendoj se Unitedi duhet ta shqyrtojë seriozisht nënshkrimin e Granit Xhakës. Ai nuk do të kushtojë shumë dhe ndonjëherë kjo është pikërisht lloji i marrëveshjes që ju nevojitet. Ne duhet ta ndërtojmë ekipin rreth Kobbie Mainoo-së. Casemiro po largohet, kështu që ju sillni lojtarë të rinj si Adam Wharton ose Elliot Anderson për t’u rritur me të.
Ajo që do t’i mungojë United-it kur Casemiro të largohet është lidershipi. Dhe kur shoh atë që Xhaka ka bërë në Sunderland, ndikimi është i dukshëm. Ai organizon, kërkon standarde, i mban të gjithë përgjegjës. Kjo është diçka që nuk mund ta marrësh gjithmonë nga lojtarët e rinj.
Ai ende mund të luajë shumicën e ndeshjeve, ka përvojë dhe e kupton se çfarë duhet për të garuar në nivelin më të lartë. Edhe nëse është vetëm për një ose dy vjet, ky lloj lidershipi mund të jetë masiv për një ekip të ri si ky. Ju nevojitet ekuilibër. Jo vetëm talent, por lojtarë që mund t’i udhëzojnë të tjerët në fushë”, është shprehur Peter Schmeichel./Sport Ekspres/