“Masakra që i bëjnë tifozët e Interit është e padrejtë”! Gazetari italian mbron shqiptarin: Jo Asllani, por askush nuk është si Calhanoglu

Një ndeshje e mirë ku merr lëvdata dhe një tjetër jo me shkëlqim të madh, por merr qindra komente të padrejta nga tifozët e Interit dhe mediat italiane. Kjo është situata e Kristjan Asllanit, teksa mesfushori shqiptar ka dhuruar një super ndeshje në fitoren 3-1 ndaj Empolit. Shqiptari dha asistin në golin e dytë të Dumfries, ndërsa ishte edhe gazetari italian, Sabatini, që i doli në mbrojtje.

“Do të doja të thyeja “një shtizë” në favor të një lojtari dhe ai lojtar është Kristjan Asllani. Masakra e vetë tifozëve të Interit ndaj Asllanit është jobujare dhe gjithashtu e padrejtë. Ai luajti një ndeshje të madhe këtë mbrëmje kundër Empolit. Shqiptari është një lojtar i shkëlqyer, por nuk është Calhanoglu. Por askush nuk është Calhanoglu, jo vetëm Asllani”, tha Sabatini. /Sport Ekspres/