Me mendjen në merkato? Sezoni i ri nuk është si i kaluari, Rei Manaj nuk shënon në 3 ndeshje

Rei Manaj bëri një sezon mbreslënës te Sivaspori në kampionatin e shkuar. Sivaspor kërkon 15 milionë euro për kartonin e shqiptarit dhe nuk ka ndërmend ta lëshojë për më pak, ndërsa ofertat kanë qenë për gjysmën e kësaj shifre.

Për momentin Manaj vazhdon te Sivaspor dhe deri tani ka luajtur 3 ndeshje për këtë sezon. Pavarësisht paraqitjeve të mira, shqiptari nuk ka realizuar gol dhe duket se është me mendjen te merkato. /Sport Ekspres/