Medon Berisha i sjell fitoren Leçes kundër Fiorentinës, Kristjan Asllani e mbyll pa minuta te Torino për herë të parë

Medon Berisha është në një formë të jashtëzakonshme në Serinë A. Mesfushori shqiptar shënoi pak ditë më parë golin e parë në Serinë A, në një super gol nga goditja e dënimit. Vetëm kaq duhej që Berisha të gjente edhe golin e dytë në elitën e futbollit italian.

Sot ishte po i njëjti lojtar që i dha fitoren Lecce kundër Fiorentinës.Goli i vetëm i takimit është realizuar nga Medon Berisha që ka fituar bukur një top pas një dueli në fushë, ka sulmuar zonën dhe në fund ka gjetur rrjetën. Nga krahu tjetër, Kristjan Asllani e ka mbyllur për herë të parë pa minuta te Torino, teksa nuk u aktiviziua në asnjë moment gjatë ndeshjes me Pisën. /Sport Ekspres/