VIDEO/ Rastet janë shtuar shumë pas COVID-19! Ndalon tjetër ndeshje në Premier League, lojtari humb ndjenjat papritur në fushë

VIDEO/ Rastet janë shtuar shumë pas COVID-19! Ndalon tjetër ndeshje në Premier League, lojtari humb ndjenjat papritur në fushë

Ndeshja mes Bournemouth dhe Luton në kuadër të javës së 17-të të Premier League nuk do të vazhdojë pasi kapiteni i ekipit mik, Tom Lockyer, u rrëzua në fushë. Informacionet nga Anglia thonë se Lockyer është i vetëdijshëm dhe e ka kaluar momentin e vështirë.

Megjithatë pamjet nga stadiumi dhe momenti kur Lockyer humbi ndjenjat, ishte vërtet tronditëse. Në fakt, raste të tilla janë shtuar së tepërmi në futbollin europian pas COVID-19, teksa vetëm një javë më parë tifozi i Granadas ndërroi jetë nga ataku kardiak. /Sport Ekspres/