Altin Rraklli ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube, atje ku foli sa i përket Argjentinës dhe ecurisë së tyre në këtë Botëror. Legjenda e Kombëtares u shpreh se nuk e mbështet këtë Kombëtare për mënyrën sesi ata kanë zgjedhur që të luajnë pisët, ndërsa tregon se kjo është pjesë e identitetit të tyre futbollistik.
“Mesi është një nga më të mirët të të gjithë kohërave, padyshim, por në fund latin ngelet edhe ai. E ka hilen në gjak, sic e ka Maradona, që për mua është më i madh edhe se Mesi. Bëri golin me dorë dhe shkoi të festonte, Europianët nuk i bëjnë këto gjëra, janë më të përgjegjshëm, më korrekt.
Latinët e kanë hilen në gjak, kjo nuk më pëlqen tek ato. Nuk ka lidhje grinta, duhet ta bëjnë. Por ama këto pislliqet, këto ndërhyrjet e ashpra që bëjnë dhe që përfitojnë nga arbitrat që nuk i ndëshkojnë, mua këto nuk më pëlqejnë te latinët, jo pjesa tjetër. Këtu në Europë nuk ka shans Mesi të bëjë këto pislliqet dhe nuk i ka bërë, vetëm te Argjentina. Jo vetëm Argjentina, por të gjitha latinet, edhe Uruguai, Paraguai, Ekuadori. Vetëm Brazili është ndryshe, që nuk bën pislliqe të vogla, prandaj ka fituar 5 herë Kupën e Botës”, tha Rraklli. /Sport Ekspres/