Milani fitoi 2-0, trajneri i Venecias reagon ashpër kundër arbitrave: Nuk donte të shkonte në VAR, ky Milan nuk ka nevojë për ndihmë 

Milani arriti që të fitojë në shifrat 0-2 ndaj Venecias në transfertë. Falë golave të Pulisic dhe Gimenez, kuqezinjtë u kthyen për të marrë tre pikët edhe në kampionat, për t’u afruar sadopak me vendet e Europës. 

Megjithatë trajneri i Venecias, Di Franceso, ka qenë shumë i pakënaqur me sjelljen e arbitrit karshi ekipit të tij. “Në mesfushë, faulli për golin e dytë u bë ndaj Theos, i cili gjithmonë tenton të bjerë lehtësisht në fushë. Kontakti me krahun e Yeboah duhet të të bëjë të kthehesh në VAR. Nuk më pëlqeu arbitri sot dhe nuk kam folur kurrë për të. Ne po luajmë për diçka aq të rëndësishme, sa nuk ka respekt fare për ne. 

Pavloviç nuk është i interesuar për topin. Unë mërzitem, vlerësimet duhet të jenë të njëjta për të gjithë, dhe në këtë ndeshje unë zemërohem sepse një ekip më i fortë nuk kishte nevojë për këto ndihma të vogla, Milani nuk ka nevojë për ndihmën e arbitrave”, tha Di Francesco. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/