Ka përfunduar sot xhiroja e 6 e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve. Në “Signal Iduna Park” ka mbizotëruar spektakli, teksa skuadrat kanë shënuar gjithsej 5 gola. Barcelona ka mposhtur Dortmundin me rezultatin 2-3 në një sfidë mjaft emocionuese. Golat e takimit për katalanasit u shënuan nga Rafinja (52’) dhe Ferran Torresi (75’, 85’). Sa i përket Dortmundit, golat mbajnë autorësinë e Girasit (60’, 78’).
Ndërkaq, Milani ka marrë një fitore të ngushtë 2-1 përballë Crvena Zvezdës. Leao zhbllokoi rezultatin në minutën e 42-të, por Radonjiçi befasoi kuqezinjtë me golin e shënuar në minutën e 67’ Ndeshja po shkonte drejt barazimit, por ishte Tami Abrahami ai që shpëtoi Milanin nga turpi me golin e fitores të shënuar në minutën e 88./Sport Ekspres/