VIDEO/ Surpriza e bukur e La Ligës e mbyll kampionatin me 7 gola, shpërfytyron Granadën e Uzunit

Girona është surpriza e bukur e këtij sezoni në La Liga. Skuadra badhekuqe e ka mbyllur sezonin në vendin e 3-të në renditje, duke realizuar një arritje historike. Girona e ka përfunduar këtë kampionat në mënyrën më argëtuese të mundshme për tifozët.

Ekipi katalanas ka shpërfytyruar sot Granadën e Myrto Uzunit me rezultatin 7-0. Girona shënoi me anë të Garcia-s në minutën e 30-të, Tsyhankov-it në minutat 33 dhe 54, Dovbyk-ut në minutat 44, 75 dhe 90, si dhe Stuanit në minutën e 78./Halit Delibashi-Sport Ekspres/