Mirlind Daku është duke kaluar një formë fantastike te Rubin Kazan. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një tjetër gol të bukur ndaj Cska së Moskës, në barazimin 2-2. Një futbollist brilant, ku pavarësisht staturës së lartë të trupit, ka driblim dhe shpejtësi të madhe, që e bën jo pak të veçantë.
Por nga ana tjetër Mirlindi shpërdoron disa mundësi të pastra. Në minutën e fundit të ndeshjes, Daku gaboi para portierit kundërshtar dhe nuk arriti që të gjente golin e fitores. Siç dihet, të shumta janë ekipet në Rusi që kërkojnë shërbimet e Dakut. Teksa gazetarët pyetën trajnerin e Rubin Kazan se çfarë mendoi kur Daku humbi rastin fatal në minutën e fundit, ai tha: “Më kaloi në mendje ideja: “Nuk do ta blejnë tani Dakun me këtë që humbi, faleminderit Zotit”, tha trajneri duke qeshur. /Sport Ekspres/