Granit Xhaka renditet në emrat më të mirë të mesfushorëve që janë në qarkullim. Lojtari me origjinë shqiptare po përjeton një sezon mjaft pozitiv me fanellën e Bajer Leverkusenit në Bundesligë, ku është një nga pikat kyçe të Ksabi Alonsos.
Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës është lojtari që ka më tepër pasime të sakta në 1/3-at e fundit fushës. Xhaka numëron 236 pasime të sakta, duke lënë pas Toni Krosin me 224 pasime dhe Rodrin me 223 të tilla. Padyshim mjeshtrat e mesfushës në kampionatet më elitare të Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/