Një miqësore me aromë derbi i pret Interin dhe Milanin ditën e nesërme. Të dyja skuadrat do të sfidojnë njëra-tjetrën për të testuar veten përpara fillimit të sezonit të ri. Ruben Amorimi ka konfirmuar praninë e Luka Modriçit në fushën e lojës. Trajneri i ri i Milanit ka deklaruar se mesfushori kroat do të trajtohet si një lojtar normal nën drejtimin e tij dhe se duhet të luftojë për vendin e tij në formacion.
“Ai do të luajë edhe nesër. Të gjithë do të luajnë një rol në derbi. Meqenëse nuk kemi shumë kohë për t’u stërvitur, dhe me dy ndeshje kaq afër njëra-tjetrës, duhet të stërvitemi duke luajtur. Do të përpiqemi të menaxhojmë ngarkesën e punës. Luka është vërtet i përulur dhe nuk i pëlqen gjithë vëmendja që merr.
Ai ka përvojë të madhe dhe unë do ta trajtoj si një lojtar normal. Ai do të duhet të luftojë për vendin e tij, por sigurisht, ai është një lojtar i veçantë. Kemi bërë shumë për ta pasur me ne për të paktën një sezon tjetër. Jam vërtet i lumtur me të”, ka deklaruar Ruben Amorimi./Sport Ekspres/