Kristjan Asllani konsiderohet si një blerje e re për Interin. Ky është artikulli i shkruar nga “FcInterNeës”, faqja e dedikuar për zikaltërit. “Mos e quani më një lojtar stoli”, thuhet në shkrim, duke treguar se pritshmëritë nga ky lojtar tanimë janë të tjera.
Nëse në momentin e parë kur u ble nga Empoli kërkohej koha e përshtatjes, tanimë është arritur faza e pjekjes. Asllani i tregoi të gjitha aftësitë e tij në Europianin e Gjermanisë, madje kreu i FSHF, Armand Duka, nuk ngurroi që ta quante lojtarin më të mirë të Shqipërisë. Tani pritet që në vazhdimin e sezonit Asllani të marrë më shumë përgjegjësi mbi shpatulla edhe te Interi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/