Samuel Eto’o pati mundësinë të fitojë Champions League me dy nga trajnerët më të mirë të shekullit të 21-të, me Murinjon dhe Guardiolën. Nuk është çudi që vite më vonë ai u përball me pyetjen se kush ishte më i miri nga të dy trajnerët. Eto zgjodhi, për të është Jose më i miri.
“Unë preferoj stilin e Jose Mourinhos. Pep është një trajner i mirë, por mund t’ju them se nuk ka asnjë trajner apo menaxher që do t’i motivojë lojtarët e tij ashtu siç bën Jose Mourinho. Tani kemi më shumë trajnerë me stilin e tij, por në aspektin e motivimit dhe duke marrë maksimumin nga lojtarët e tij, askush nuk është i barabartë me Mourinhon. Për mua ai sezon 2009/2010 me Jose ishte i veçantë”, tha ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit.
“Pep Guardiola ka jetuar gjithë jetën e tij në Barcelonë, por në vitet që kalova atje ai nuk e kuptoi ekipin. Ai nuk jetoi jetën e grupit tonë. I thashë Guardiolës: “Dëgjo, do të më kërkosh falje sepse unë jam ai që do ta bëj Barcelonën të fitojë, jo Lionel Messi”.
Ai vazhdoi: “Kjo ishte situata atëherë. Messi do të vinte në formën ideale, por vetëm më vonë. Mund të pyesni Xavi, Iniesta dhe të gjithë të tjerët, ajo ishte mosha ime e artë. Unë bëra atë Barcelonën që po fitonte dhe Guardiola duhet të më kërkojë falje”, tha Eto. /Sport Ekspres/